Largohet nga banesa 25-vjeçarja në Elbasan

Më datë 27.04.2026, shtetasi Sh. E., 57 vjeç, ka kallëzuar se vajza e tij, shtetasja M. E., 25 vjeçe, është larguar nga banesa një ditë më parë. Strukturat policore po punojnë për gjetjen e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan