Aksidentohet në vendin e punës një shtetas i huaj në Elbasan

Më datë 27.04.2026, në Spitalin Rajonal Elbasan është paraqitur për mjekim shtetasi egjiptian M. M., 24 vjeç.

Dyshohet se ai është dëmtuar aksidentalisht pas një rrëshqitjeje në ambientin e punës. Pasi mori ndihmën mjekësore, ai u largua në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.