Një 35-vjeçar nga Kurbini, i identifikuar si Akil Tahiri, është plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I riu ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes apo motivet e plagosjes.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të mundshëm të përfshirë në ngjarje.
Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.













