Lajme kronike nga qarku i Elbasanit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Në lidhje me një postim në rrjete sociale, sipas të cilit në afërsi të një lokali në Librazhd është qëlluar me armë zjarri një kafshë (qen), bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd kanë kryer veprimet e para hetimore. Deri më tani nuk janë konstatuar prova për një ngjarje të tillë dhe, nga deklarimet e marra nga disa persona, rezulton se ata nuk kanë dijeni për këtë rast. Ndërkohë vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vlerësim të mëtejshëm.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. Ç., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, një 23-vjeçar.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të moshave 16 dhe 17 vjeç, pasi dyshohet se i kanë vjedhur portofolin, një 16-vjeçari.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e batimit aksidental të mjetit të punës (vinç) që drejtonte, është derdhur sasi vaji industrial që ka dëmtuar një sipërfaqe toke (pronë private) në fshatin Cerujë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.