Vdekja e 19-vjeçares shqiptare, Myrto, ka tronditur Greqinë. E reja humbi jetën pas një ataku kardiak, i cili dyshohet se është shkaktuar nga konsumimi i kokainës, të cilën ia dhanë tre miqtë e saj, tashmë të arrestuar.
Gjatë një interviste për mediat greke, nëna e Myrtos, mes lotësh, ka deklaruar se ecën çdo ditë me barrën më të rëndë që një njeri mund të mbajë: humbjen e fëmijës së saj.
Ajo ka treguar se, që nga ajo natë, jeton me një “pse” për të cilin nuk mund të gjejë përgjigje.
“Pse e hodhën tutje? Pse e lanë të vdiste? Pse e hodhën tutje si plehra? Pse po i numëroj ditët pa fëmijën tim?
Dua që ata të ndëshkohen. Fëmija im kishte një shpirt të mirë, të bukur… Mos u humbisni më vajza të reja”, thotë nëna e Myrtos.
Më tej, ajo ka deklaruar se ditët e saj rrjedhin ndryshe. Çdo mëngjes ajo mbart të njëjtën humbje dhe çdo natë kthehet në të njëjtën errësirë.
Nëna e Myrtos, e cila punon si infermiere me kohë të plotë në spitalin e Kefalonisë, u thirr në urgjencën e spitalit natën fatale pa e ditur se çfarë do të haste. Atje, ajo u përball me pamjen më mizore, duke parë vajzën e saj të vdekur.













