Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedim penal për disa shtetas të përfshirë në konflikte fizike për motive të dobëta. Konkretisht, M. A., 20 vjeç dhe B. M., 18 vjeç, dyshohet se janë përfshirë në një përplasje me grushte me shtetas të tjerë. Po ashtu, E. D., 25 vjeç dhe N. H., 35 vjeç, dyshohet se kanë goditur me sende të forta një 51-vjeçar, ndërsa J. B., 44 vjeç, dyshohet se ka goditur me grushte një 49-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.













