Djegia e gomave pranë lumit Shkumbin shkakton shqetësim te banorët në Elbasan

Djegia e gomave buzë lumit Shkumbin ka krijuar shqetësim të madh te banorët e zonës, duke sjellë vështirësi në frymëmarrje për shkak të erës së rëndë dhe ndotjes së ajrit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e situatës dhe shuarjen e flakëve.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh që persona ende të paidentifikuar djegin goma në zona të banuara në Elbasan, duke shkaktuar ndotje mjedisore dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve.