Gjatë protestës së opozitës në Tiranë janë raportuar lëndime te disa përfaqësues dhe mbështetës të Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Sipas informacioneve të deritanishme, mes të lënduarve janë deputetët Luçiano Boçi,Klevis Balliu, Flamur Noka, si dhe aktivisti Aulon Kalaja.
Ngjarjet janë regjistruar gjatë zhvillimit të tubimit, ku raportohet për përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe forcave të rendit.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar të detajuar mbi rrethanat e lëndimeve, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë situatën në vijim.


















