Tragjedia në Rrugën e Kombit shkon në dy numri i viktimave. 5 të plagosur

RËSHEN- Aksidenti i ndodhur rreth një orë më parë në segmentin Rrëshen–Milot, ka shkaktuar viktimën e dytë. Bilanci është tragjik, dy viktima dhe pesë të plagosur. Si pasojë e aksidenti kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve dhe babai i tij.

Të plagosurit e tjerë janë dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihën e specializuar mjeksore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Rrëshen/Informacion paraprak

Në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, automjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë drejtuesi i njërit prej automjeteve shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç (babai i shtetasit D. P.).