Elbasan/ Godet një 32-vjeçare, pastaj ajo me automjet dëmton motomjetet në pronësi të vëllait të tij, procedohet vajza shpallet në kërkim i riu

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedimin penal për shtetasen R. N., 32 vjeçe, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin E. K., 33 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se pas një konflikti verbal ndërmjet tyre, 33-vjeçari ka goditur me shpullë 32-vjeçaren. Më pas, kjo e fundit dyshohet se ka dëmtuar me automjetin që drejtonte disa motomjete të parkuara në subjektin në pronësi të vëllait të shtetasit E. K.

Policia po vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan