Policia ka shpallur në kërkim shtetasin A. T., 23 vjeç, i dyshuar për një plagosje të ndodhur së fundmi.
Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se për motive të dobëta ka plagosur lehtë me një mjet shpues (kaçavidë) një 21-vjeçar. Forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.













