Kanosje dhe fyerje me telefon, nis hetimi për identifikimin e autorëve

Një 22-vjeçare ka kallëzuar në polici se është bërë objekt i kanosjes dhe fyerjeve nëpërmjet komunikimeve telefonike.

Shtetasja S. F. ka deklaruar se ka marrë thirrje dhe mesazhe kërcënuese, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. Policia po punon për zbardhjen e rastit dhe për vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.