9 protestues nën hetim, Policia e Tiranës: Zaptuan bulevardin, refuzuan të largohen

9 protestues janë nën hetim dhe do procedohen në gjendje të lirë. Kështu bën me dije Policia e Tiranës, pas tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.

Blutë argumentojnë se ata kanë vijuar të qëndrojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përtej orarit të lejuar duke penguar qarkullimin e automjeteve.

“Këta shtetas kanë qëndruar në tejkalim të orarit të njoftuar për zhvillimin e tubimit, si dhe kanë zaptuar hapësirën publike, duke vendosur karrige metalike dhe sende të tjera në bulevard.

Pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë për lirimin e hapësirës së zënë dhe respektimin e dispozitave ligjore, ata kanë refuzuar të largohen dhe kanë vijuar qëndrimin në këtë zonë”, sqaron Policia.

Për sa më sipër, policia thotë se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë përgjegjës për veprime të tilla gjatë tubimit.

Tha se u pushua nga puna pas protestës, Ministria mohon pretendimet e sportistit David Nikollin: Nuk ka qenë ndonjëherë i punësuar
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime të paligjshme”.