TIRANË- Numri i personave të lënduar si pasojë e rënies së zjarrit, në kompleksin e banimit pranë QSUT-së në Tiranë është përkeqësuar ka shkuar në shtatë. Tre zjarrfikës dhe katër qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT, ku dhe po marrin ndihmën e specializuar mjeksore.
Forcat zjarrfikëse po evakuojnë banorët të cilët ndodhen ende brenda pallatit, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri që ka shkrumbuar gjithë fasadën e pallatit.
Në vendngjarje ndodhen dy Helikopterë, 8 Zjarrfikëse, emergjencat civile, si dhe 4 autoambulanca. Përveç personve të lënduar, dëmet materiale të shkaktuara si pasojë e zjarrit të rënë janë të konsiderueshme.













