35-vjeçari humb jetën pas vetëplagosjes me armë gjahu

Durrës – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 13 të qytetit të Durrës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti me armë gjahu.

Sipas njoftimit paraprak, rreth orës 08:45 dyshohet se shtetasi O. Sh. është vetëplagosur në banesën e tij me një armë gjahu. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe mënyrën e ndodhjes së incidentit.