Aktivistja e re nga Elbasani, Ana Kokoneshi, ka arritur një tjetër sukses në karrierën e saj sportive duke u shpallur kampione në turneun ndërkombëtar të pingpongut “Gani Maloku”, i cili u zhvillua në qytetin e Ferizajt në Kosovë.
Në këtë veprimtari sportive, ku morën pjesë lojtarët më të mirë të pingpongut nga i gjithë rajoni, Kokoneshi dominoi garën në kategorinë e moshave U13. Përmes një paraqitjeje bindëse, sportistja e re siguroi vendin e parë dhe medaljen e artë, duke i shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm koleksionit të saj të arritjeve sportive.





