Sali Berisha thirrje për mobilizim kombëtar: “Mosbindja civile të shtrihet në çdo rreth, të gjithë në këmbë”

0
16

Në një deklaratë për mediat gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje anëtarëve të opozitës dhe qytetarëve në të gjitha rrethet e vendit që të mobilizohen për të zgjeruar mosbindjen civile në shkallë kombëtare.

Gjatë fjalës së tij, Berisha shprehu solidaritetin me protestuesit, të rinjtë dhe studentët e angazhuar në përplasjet me policinë në kryeqytet, duke e cilësuar qëndresën e tyre si një akt heroik përballë qeverisë.

“U bëj thirrje demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile. Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Këtij regjimi duhet t’i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi,” deklaroi ai.

Lideri i opozitës ftoi gjithashtu qytetarët nga rrethet që gjatë ditës së nesërme të vërshojnë drejt Tiranës për t’u bashkuar masivisht në shesh, duke e cilësuar pjesëmarrjen në protestë si një detyrim prindëror e qytetar për të rikthyer shpresën, liritë dhe të drejtat në vend.

Deklarata e Berishës vjen pas përshkallëzimit të ndjeshëm të dhunës gjatë ditës së pestë të protestave në Tiranë, ku u shënuan përplasje me molotovë, djegie institucionesh e biznesesh, si dhe dhjetëra të lënduar mes trupave të policisë dhe protestuesve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu