BallinaAktualitetAtentati me tritol në Gjirokastër, dy të arrestuar dhe dy të tjerë...

Atentati me tritol në Gjirokastër, dy të arrestuar dhe dy të tjerë në kërkim

Policia zbardh ngjarjen e 10 tetorit, ku humbi jetën Beqir Devolli dhe mbeti i plagosur Erigels Mela. Në kuadër të operacionit “Gjurma”, janë identifikuar katër persona të dyshuar.

GJIROKASTËR – Policia ka bërë të ditur zbardhjen e atentatit me tritol të ndodhur më 10 tetor në Gjirokastër, ku humbi jetën Beqir Devolli, i njohur edhe si Çilo Hunderri, ndërsa mbeti i plagosur pasagjeri Erigels Mela.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjurma”, autoritetet kanë arrestuar dy persona dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë, të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

Të arrestuarit janë Behar Zyberi, alias Behar Heqimaj, 64 vjeç, banues në Fier, dhe Shpëtim Malasi, 42 vjeç, banues në Patos.

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur Gentjan Zhupa, 38 vjeç, banues në Tepelenë, dhe Kliton Omeri, alias Kliton Nanushi, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas Policisë, dy personat e shpallur në kërkim janë larguar jashtë vendit pas ngjarjes.

Hetimet për atentatin vijojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive penale të personave të dyshuar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments