BallinaAktualitetStudentët e Politeknikut bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen revoltës së të rinjve!...

Studentët e Politeknikut bojkotojnë mësimin dhe i bashkohen revoltës së të rinjve! Marshojnë drejt ish-Bllokut

TIRANA- Protestës së studentëve kundër qeverisë i janë bashkuar edhe studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës, të cilët kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar lëvizjes së të rinjve. Pas studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, Ekonomikut dhe Drejtësisë edhe studentët e Politeknikut kanë lënë auditorët, duke iu bashkuar reagimit që po vijon në kryeqytet.

Protesta vjen një ditë pas tubimit të gjatë të zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, ku studentë dhe të rinj qëndruan për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë. Protesta e së hënës u shoqërua gjithashtu me përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Ndërkohë, studentët e Politeknikut kanë nisur marshimin drejt zonës së ish-Bllokut, duke vijuar protestën në rrugët e kryeqytetit. Me bojkotin e mësimit dhe daljen në rrugë, ata i janë bashkuar studentëve të universiteteve të tjera, në një kohë kur lëvizja e të rinjve po vijon edhe gjatë ditës së sotme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments