BallinaKryesoreÇfarë pritet të ndodhi? Pas tensioneve për Reformen Territoriale, Rama mbledh deputetët...

Çfarë pritet të ndodhi? Pas tensioneve për Reformen Territoriale, Rama mbledh deputetët e PS-së të mërkurën

Parta Socialiste, pritet të zhvillojë ditën e mërkurë një mbledhje të zgjeruar të grupit parlamentar të partisë dhe kabinetiti qeveritar. Mbledhja pritet të zhvillohet në orën 12:30, në Pallatin e Brigadave.

Aktiviteti është bërë i ditur nga një mesazh që u ka ardhur deputetëve socialist, ku njoftohen se nuk do të ketë një mbledhje të zakonshme grupi. Sakaq, mbledhja vjen pas miratimit të hartës se re territoriale në Kuvend, e cila shkaktoi tensione dhe kryengritje edhe brenda vetë PS.

“Të nderuar kolegë, Ju njoftoj se ditën e mërkurë, datë 14 tetor 2026, në orën 12:30, do të zhvillojmë mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar në Pallatin e Brigadave. Për këtë arsye, ditën e hënë, datë 12 tetor, nuk do të zhvillojmë mbledhjen e zakonshme të Grupit”, thuhet në mesazhin e dërguar deputetëve.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments