BallinaKryesoreBerisha pretendon se Rama është filmuar në zyrën e Agasit: Ka humbur...

Berisha pretendon se Rama është filmuar në zyrën e Agasit: Ka humbur çdo standard moral

Tiranë, 10 tetor 2026 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me videot që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi, duke pretenduar se në to është filmuar edhe kryeministri Edi Rama.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha deklaroi se e kishte denoncuar më herët këtë çështje, ndërsa këmbënguli se Rama shfaqet në një prej videove. Megjithatë, ai nuk paraqiti prova publike për pretendimin e tij.
“E kam denoncuar këtë. Informacionet që kam, Rama është i filmuar në një video, por të garantoj një gjë: ai person nuk turpërohet nga asnjë video, asnjë akt apo asgjë. Ai ka humbur çdo standard moral të një njeriu të qytetëruar”, u shpreh Berisha.
Deri më tani, nga deklarata e publikuar nuk bëhen të ditura detaje të tjera mbi përmbajtjen e videos së pretenduar apo rrethanat në të cilat ajo është regjistruar.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments