BallinaAktualitetItali, 35-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident gjatë prerjes së pemëve

Itali, 35-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident gjatë prerjes së pemëve

Një 35-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Itali, pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në pyjet e Rasorës, në zonën e Bolonjës.

Viktima është identifikuar si Shkëlzen Pali, i cili jetonte prej disa vitesh në Itali. Ngjarja ka ndodhur teksa 35-vjeçari po punonte në pyll, në kuadër të aktiviteteve për prerjen dhe transportimin e trungjeve të pemëve.

Sipas informacioneve paraprake, në zonë ishte vendosur një teleferik i lëvizshëm për transportimin e trungjeve. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur gjatë aktivizimit të kabllos së pajisjes.

Pali dyshohet se kishte futur pa e kuptuar këmbën në kabllo dhe, në momentin kur ajo u vu në lëvizje, është goditur rëndë.

Pavarësisht ndërhyrjes, 35-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments