BallinaAktualitetDhunohet efektivi 19-vjeçar në Krujë, dyshohet se sulmi lidhet me komunikimin me...

Dhunohet efektivi 19-vjeçar në Krujë, dyshohet se sulmi lidhet me komunikimin me një 18-vjeçare

Krujë, 7 tetor 2026 – Një efektiv 19-vjeçar i Policisë është dhunuar nga dy persona, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasi ai kishte përfunduar shërbimin.

Sipas të dhënave paraprake, efektivi po lëvizte në rrugë kur një automjet i ka bllokuar kalimin. Dy personat që ndodheshin në makinë dyshohet se kanë zbritur dhe e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Nga hetimet paraprake, policia dyshon se autorët mund të jenë dy vëllezërit e një 18-vjeçareje, me të cilën efektivi kishte komunikuar përmes rrjeteve sociale.

Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar, autoritetet kanë nisur hetimet.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments