BallinaAktualitetE zënë materialet poshtë, humb jetën punëtori

E zënë materialet poshtë, humb jetën punëtori

Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie, në rrethana që dyshohet se lidhen me një aksident në punë.

Sipas dëshmitarëve, viktima dyshohet se ka qenë duke punuar në momentin e ngjarjes, kur materiale të rënda kanë rënë mbi të, duke e zënë poshtë dhe duke i shkaktuar vdekjen.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e ambulancës, ndërsa është kërkuar edhe ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për nxjerrjen e trupit, i cili dyshohet se ka mbetur i bllokuar nën materialet e rënda.

Policia ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa po punohet edhe për të përcaktuar nëse viktima ka qenë duke ushtruar detyrën në momentin kur ndodhi aksidenti.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments