BallinaAktualitetNdahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis

Këngetari grek Giorgos Mazonakis ka ndërruar jetë këtë të mërkurë në Spitalin Elpis. Mësohet se 54-vjeçari humbi jetën pas një arresti kardiak.

Sipas raportimeve të mediave greke, këngëtari kishte pësuar arrest kardiak. Një ndihmës mjekësor i EKAB mbërriti në vendngjarje me motoçikletë dhe menjëherë filloi reanimacionin kardiak.

Brenda pak minutash, ai u mor nga një ambulancë dhe u dërgua në Spitalin Elpis, i cili ishte spitali më i afërt në detyrë. Përpjekjet ishin të pasuksesshme dhe jekët konfirmuan vdekjen e tij.

Giorgos Mazonakis ishte një nga këngëtarët më të njohur të gjeneratës së tij. Ai lindi në mars të vitit 1972 në Nikaia dhe e filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1992, në moshën vetëm 20 vjeç. “Savvato”, “Zilevo” dhe “To Gucci Forema” janë disa nga këngët e tij më të njohura edhe për publikun shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments