BallinaAktualitetAksident në aksin Levan–Tepelenë, dy persona të plagosur pas përplasjes së dy...

Aksident në aksin Levan–Tepelenë, dy persona të plagosur pas përplasjes së dy automjeteve

Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Levan–Tepelenë, në zonën e njohur si Poçem.

Sipas informacioneve paraprake, dy automjete të markës “Ford” janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë siguruar zonën dhe kanë menaxhuar qarkullimin rrugor.

Të lënduarve u është dhënë ndihma e parë nga një autoambulancë, e cila i ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave që çuan në aksident.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments