BallinaAktualitetGjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me...

Gjendet çifti që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën, mamaja pohon konfliktet me vlonjatët

Detaje të reja kanë dalë në pah në lidhje me historinë e cila prej vitesh po bën bujë në mediat shqiptare, zhdukjen e papritur të Bleona Matës.

Dëshmitë e dhëna së fundmi i kanë hapur rrugë një tjetër piste, ku mund të nisin kërkimet për Bleonën.

Në dokumentet e sigurara nga Report.TV mendohet se Bleona filimisht është rrëmbyer dhe 3 muajit e parë është mbajtur peng në fshatin Llakatund të Vlorës.

Nga ana tjetër, mamaja e Bleonës, në daljet televize ka deklaruar se Bleona është rrëmbyer nga disa persona me të cilët familja Mata ka qenë në konflik prej vitesh.

“Çiftin nga Vlora nuk e njoh. Vetëm prindërit e vajzës i kam takuar në Zapot, ditën kur u zhduk Bleona. Ish-vjehrri im ka pasur konflikt me këtë familje dhe në maj të vitit 2010 i ka denoncuar në polici,” është shprehur Bukurie Veizi.

Në ekran u shfaq fotografia e vajzës së çiftit nga Vlora, që dyshohej se ishte Bleona Mata, mamaja e kësaj të fundit zbulon të vërtetë. Pasi ka vëzhguar vëmendje fotografinë ajo është shprehur se tiparet e vajzës në foto nuk përputheshin me pamjen fizike të Bleonës. Megjithatë ajo shtoi më tej se pavarësisht se ka një papërputhshmëri të tipareve, dyshimet për zhdukjen e së bijës ajo i ka sërish te e njëjta familje.

“Tiparet nuk përputhen, por dyshimet e mia mbeten tek kjo familje,” deklaroi ajo.

Ndonëse për pak bëhen 16 vite nga zhdukja misterioze e Bleona Matës, sot e kësaj dite po vijojnë hetimet për lokalizimin e saj.

Bleona Mata vijon të jetë e zhdukur që nga 22 maji 2010, teksa gjurmët e saj të fundit u humbën në malin Pikëllim, në zonën e Kukësit. Nëna e Bleonës prej vitesh ka kërkuar ndihmë për gjetjen e së bijës, e cila në atë kohë ishte vetëm 6-vjeçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments