BallinaElbasaniNdahet nga jeta Bardhul Kila, figurë e njohur e jetës kulturore të...

Ndahet nga jeta Bardhul Kila, figurë e njohur e jetës kulturore të Elbasanit

Elbasan / Kanada – Është ndarë nga jeta në Kanada Bardhul Kila, një nga figurat më të respektuara të jetës artistike dhe kulturore të qytetit të Elbasanit.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka sjellë dhimbje dhe reagime të shumta në komunitetin kulturor, ku Kila njihej për kontributin e tij të gjatë dhe shumëplanësh në artin skenik dhe muzikor.

Bardhul Kila ishte pjesë e Orkestrës së Shtëpisë së Kulturës së Elbasanit, ndërsa më pas kontribuoi për vite me radhë në Teatrin “Skampa”, duke lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e jetës kulturore të qytetit. Ai vlerësohej jo vetëm për profesionalizmin, por edhe për karakterin, përkushtimin dhe marrëdhëniet njerëzore me kolegët.

Elbasanion shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kila!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments