BallinaAktualitetNdahet nga jeta në moshë të re mjekja psikiatre

Ndahet nga jeta në moshë të re mjekja psikiatre

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme mjekja psikiatre Arlinda Tomcini.

Lajmin e trishtë e ka dhënë spitali i Tarumës, duke shprehur ngushëllimet familjarëve dhe miqve të saj.

“Spitali Universitar i Traumës shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekes psikiatre Kapitene Dr. Arlinda Tomçini, e cila u nda nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Prej 10 vitesh, Dr. Arlinda Tomcini shërbeu me përkushtim, profesionalizëm dhe humanizëm në Spitalin Universitar të Traumës, si pjesë e Njësisë Mjekësore Ushtarake, duke dhënë një kontribut të çmuar në shërbimin ndaj pacientëve dhe në punën ekipore me kolegët e saj.

Humbja e saj është e madhe për familjen, për komunitetin mjekësor dhe për institucionin tonë. Në këto momente dhimbjeje, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve. Kujtimi dhe vlerat njerëzore e profesionale të Dr. Arlinda Tomçini me gradën Kapitene, do të mbetet gjithmonë pjesë e Spitalit Universitar të Traumës”, shkruajnë kolegët e saj të Spitalit të Traumës në Tiranë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments