BallinaAktualitetUshtronte dhunë ndaj bashkëshortes, policia i kap edhe thika, dorezë grushti dhe...

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, policia i kap edhe thika, dorezë grushti dhe armë sportive. Arrestohet

Elbasan, 30 gusht 2025 – Një operacion policor i koduar “Reaction” ka përfunduar me sukses, duke sjellë në pranga një 36-vjeçar i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe mbajtje të paligjshme të lëndëve narkotike.

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, ndërmori veprime pas marrjes së informacionit se i dyshuari kishte ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante drogë në banesë. Operacioni u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit M. E., banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan si prova materiale:

një sasi të dyshuar kokaine,

dy thika,

një përforcues grushti,

një armë sportive.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme ligjore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments