BallinaAktualitetAksident, makina përplaset me motomjetin, tre të plagosur

Aksident, makina përplaset me motomjetin, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin rrugor Fier–Patos.

Një automjet është përplasur me një motor, dhe si pasojë e goditjes së fortë janë lënduar tre persona: drejtuesi i motorit, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendngjarje ndodhen policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.

Ky segment rrugor, veçanërisht gjatë muajve të verës, karakterizohet nga fluksi i lartë i mjeteve dhe aksidente të shpeshta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments