BallinaAktualitetTrafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Lëshohen 52 urdhër arreste, sekuestrohen miliona...

Trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë/ Lëshohen 52 urdhër arreste, sekuestrohen miliona euro pasuri

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë.

Bastisja u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit dhe autoritetet shqiptare, me ndihmën e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës dhe policisë shqiptare, me koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Operacioni kishte shënjestër trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyre.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments