BallinaAktualitet'Nuk kisha alternativë tjetër'! 19-vjeçari në Itali vr*au babanë për të mbrojtur...

‘Nuk kisha alternativë tjetër’! 19-vjeçari në Itali vr*au babanë për të mbrojtur nënën

ITALI- Një tragjedi familjare ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Trentos, në verilindje të Italisë. 19-vjeçari, Bojan Panic ka goditur për vdekje babanë e tij 46-vjeçar.

Sipas mediave të huaja, i riu dyshohet se ka vrarë të atin për të mbrojtur nënën e tij, e cila prej kohësh ishte viktimë e abuzimit nga bashkëshorti i saj.

“Nuk kisha alternativë tjetër, e vrava me thikë sepse vazhdoi të abuzonte me nënën time. Menjëherë pas kësaj bëra gjithçka që munda për ta mbajtur në jetë por nuk ia dola dhe thirra karabinierët”, tha i riu para prokurorëve.

19-vjeçari ka pritur karabinierët dhe policinë pranë trupit të të atit dhe është dërguar në burg. Kjo është një familje me origjinë boshnjake, e integruar plotësisht në realitetin social të rajonit. Siç thanë shumë nga fqinjët, deri më tani nuk ka pasur tensione të dukshme mes tyre.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments