BallinaShow-BizOlsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon

Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon

Në një bisedë të sinqertë në “The Dalina Show”, Olsi Bylyku u përball me pyetjet e drejtpërdrejta të Dalina Buzit, veçanërisht për situatën që u krijua rreth tij dhe Egli Takos gjatë Big Brother VIP.

“Ti je zgjuar një ditë me komente ‘i mallkuar qofsh’ dhe të nesërmen me ‘lum si ti’,” – tha Dalina, duke iu referuar rrëmujës në rrjet pas deklaratave të Olsit për Eglin.

A e kishte menduar ai ndikimin e kësaj situate?

Olsi, pa asnjë filtër, pranoi se ajo që e çuditi më shumë nuk ishte opinioni i njerëzve për Eglin, por diçka tjetër.

U përfol për romancë jashtë BBV-së, si qëndron e vërteta për raportin mes Eglit dhe Marios
“Ajo që më shqetësoi më shumë ishte fakti që nuk kishte asnjë koment për partneren time aktuale,” – tha ai, duke theksuar se gjithmonë biseda ndalonte te historia e tij e mëparshme.

“Kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën dhe i uroj fitoren,” – shtoi ai, duke nënvizuar se ndonëse gjithçka ishte përqendruar te e kaluara, askush nuk kishte përmendur njeriun që ka pranë sot.

“Me veten time kam thënë: Si nuk shkroi njeri për partneren time aktuale? Pastaj mendova që nuk ka problem, se mirënjohjen ia shpreh vetë.”

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments