BallinaElbasaniAktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”, Policia Elbasan njofton rrugët që do...

Aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”, Policia Elbasan njofton rrugët që do bllokohen

DVP Elbasan/Plan masash për garantimin e mbarëvajtjes së aktivitetit çiklistik “Trofeu Dita e Verës ”.

Më datë 16.03.2025, do të zhvillohet aktiviteti çiklistik “Trofeu Dita e Verës”.
Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, strukturat e Policisë do të marrin masa, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, sigurimin e qarkullimit të lirë dhe pa rreziqe për garuesit, si dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Për këtë qëllim, ju informojmë si më poshtë:  

➡️Më datë 16.03.2025, prej orës 08:00 deri në përfundim të aktivitetit, do të ketë kufizime të qarkullimit në këto rrugë;
* Bulevardi “Aqif Pasha”
* Rruga “Muhamet Karadaku”
* Rruga “Ismail Zyma”
* Rruga “Shën Thanasi”
* Rruga “Papa Jorgji Theofari”
* Rruga “Abedin Caushi”
* Rruga “Kozma Naska”
* Rruga “Kamber Sejdini”

Policia e Elbasanit kërkon mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës, për ndalimin e qarkullimit të mjeteve, në këto rrugë, nga momenti i fillimit të këtij aktiviteti (sipas orarit të paracaktuar) deri në përfundim të tij. 

Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments