BallinaAktualitetArrestohet i riu që shfrytëzonte një 36-vjeçare për pro*stitucion

Arrestohet i riu që shfrytëzonte një 36-vjeçare për pro*stitucion

BERAT- Një 32-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pasi ai shfrytëzonte për prostitucion një 36-vjeçare.

Policia bën me dije se është ndaluar edhe 36-vjeçarja për veprën penale “Prostitucion”. 32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë 36-vjeçaren. I arrestuari akuzohet për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi:

DVP Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Precedenti”. Në kuadër të operacionit “Precedenti”, si dhe në zbatim të masës së sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Beratit, përkatësisht për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit “ dhe “Prostitucioni”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Berat, gjithashtu në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj u kap dhe ndalua shtetasja A. H., 36-vjeçe, banuese në Memaliaj, Tepelenë, për veprën penale “Prostitucioni”.

32-vjeçari akuzohet se ka shfrytëzuar për prostitucion në Berat dhe në Lushnjë, shtetasen A. H. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments