BallinaAktualitetLajme nga kronika gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

Lajme nga kronika gjatë orëve të fundit në qarkun e Elbasanit

Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. A., 47 vjeç, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se shtetasi P. A. e përndjek në rrjete sociale dhe në rrugë.

Komisariati i Policisë Cërrik referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. U., 32 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi V. S., 59 vjeç, punonjës në një karburant, se 32-vjeçari ka furnizuar automjetin me karburant dhe ka kryer pagesën me një kartmonedhë të dyshuar false, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

– Pasditen e djeshme, ka kallëzuar shtetasi R. H., 38 vjeç, se më datë 05.01.2025 është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi N. H., 40 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments