BallinaAktualitetHumbi kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët, arrestohet shoferi...

Humbi kontrollin e mjetit dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët, arrestohet shoferi 21 vjeçar

Policia ka arrestuar 21-vjeçarin Glindis Bujari, i cili përplasi për vdekje dy këmbësorët në fshatin Mjedë.

I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

21 vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, Ndue dhe Ndrekë Prenga.

Si pasojë e plagëve të marra, këmbësorët humbën jetën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments