Zjarr në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë, flakët përhapen pranë banesave

Vlorë, 13 qershor 2026 – Një vatër aktive zjarri është regjistruar pak momente më parë në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në një hapësirë me shkurre dhe barishte brenda një blloku banimi dhe po përhapet me shpejtësi, duke krijuar rrezik për banesat pranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë nisur ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme në zonën e banuar.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për vënien e situatës nën kontroll.