Zhduket një 9-vjeçar, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

TIRANË- Një 9-vjeçar rezulton i zhdukur prej disa orësh në Tiranë, ndërsa familja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe autoriteteve për gjetjen e tij. Sipas nënës së të miturit, ai është larguar nga banesa rreth orës 15:00 për të luajtur me shokët në zonën e 21 Dhjetorit, por nuk është kthyer më në shtëpi.

Mësohet se, pas mungesës së tij, familjarët kanë bërë kallëzim në Komisariatin Nr. 2 të Policisë. Në momentin e largimit, 9-vjeçari ishte i veshur me një kostum sportiv të zi, si në foton e shpërndarë nga familja.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që, nëse kanë parë të miturin ose disponojnë informacion që mund të ndihmojë në lokalizimin e tij, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Shtetit. Shpresohet që 9-vjeçari të gjendet sa më shpejt dhe të rikthehet shëndoshë e mirë pranë familjes së tij