Vritet me armë zjarri një person

Mirditë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ku një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është qëlluar me armë zjarri, ndërsa autoritetet janë vënë menjëherë në lëvizje pas raportimit të ngjarjes.

Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për dokumentimin e rrethanave të vrasjes. Në fokus të hetimit është identifikimi dhe kapja e autorit.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mbeten të paqarta edhe shkaqet që çuan në përdorimin e armës.

Grupi hetimor po punon për sigurimin e provave dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Policia pritet të japë një njoftim zyrtar me më shumë detaje në vijim.