VIDEO/ Martohet vajza më e bukur në Botë

 

Tilan Blondeau, francezja 25-vjeçare, e cila dikur përshkruhej si “vajza më e bukur në botë”, u martua me të fejuarin e saj në Paris.

Për ditën e saj të veçantë, Blondeau zgjodhi një fustan elegant të bardhë nusërie me një pelerinë. Modelja i kishte flokët e lidhura në një topuz të ulët dhe kishte zgjedhur një grim delikat.

Ndarje në horizont? Dasma e Taylor Swift, Selena Gomez shfaqet e vetme, mungesa e Benny Blancos nxit spekulime
Dhëndri, nga ana tjetër, u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokët e tij të krehura prapa me xhel.

Blondeau dhe partneri i saj prej 8 vitesh, biznesmeni Benjamin Atali, mbërritën në ceremoni së bashku me një Porsche 356 Speedster.