Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon heqjen e masës “arrest në burg”

Erion Veliaj ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” të vendosur ndaj tij.

Sipas burimeve pranë procesit, në rekurs kërkohet ndryshimi ose shfuqizimi i masës aktuale të sigurisë, me argumentin se nuk ekzistojnë kushtet ligjore për vijimin e qëndrimit në paraburgim.

Çështja pritet të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë në ditët në vijim, ndërsa mbrojtja ligjore e Veliajt ka insistuar se masa është e pajustifikuar dhe disproporcionale.