Vatra e zjarrit në fshatin Shqiponjë, Përrenjas: Pyjet me ah përfshihen nga flakët

PRRENJAS — Një vatër e re zjarri është regjistruar gjatë orëve të fundit në fshatin Shqiponjë, në vendin e quajtur Lukovë “Guri i Mekut”, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me pyje ahu.

Forcat zjarrfikëse të Bashkisë Prrenjas kanë qenë të angazhuara pa ndërprerje që prej ditës së djeshme, duke operuar në një terren tejet të vështirë malor për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve. Akeioni është mbështetur edhe nga Policia e Shtetit, shërbimi pyjor dhe banorët e zonës.

Sipas autoriteteve, deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz apo banesa, por dëmet janë përqendruar te vegjetacioni dhe sipërfaqet pyjore me ah.

Përballë temperaturave të larta, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes maksimal dhe shmangie të çdo veprimi që mund të shkaktojë zjarr, duke kujtuar se zjarrvënia e qëllimshme përbën vepër penale dhe ndëshkohet rreptësisht nga ligji.