U godit nga guri fleksibël gjatë punimeve në shtëpi, humb jetën 63-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tushemisht, Pogradec, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë punimeve në shtëpinë e tij. Viktima është Kristaq Çulaku.

Burime bëjnë me dije se 63-vjeçari po punonte për riparimin e banesës me një gur fleksibël, i cili gjatë punës është thyer dhe e ka goditur atë me forcë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

Pavarësisht ndihmës së dhënë, i moshuari ka ndërruar jetë rrugës për në spital për shkak të dëmtimeve të marra.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plotë të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit.