TIRANË- Reforma e re administrativo-territoriale u miratua pak pas mesnate mes tensioneve dhe debateve të shumta. Projektligji mori 85 kartonë jeshil, duke i hapur rrugën kështu ndarjes së re administrative me 46 bashki.
I pranishëm në seancë vetëm për të marrë pjesë në votim ishte edhe kryeminstri Edi Rama. Ndërkohë kartonin jeshil e ngriti edhe një prej kundërshtarëve më të fortë të kësaj harte të re Erion Braçe. Ky i fundit edhe më herët kishte kundërshtuar territorialen, por në Kuvend votoi pro.
Po ashtu pak sekonda para se të bëhej votimi, në seancë mbërriti edhe ish-zv.kryeministrja, Belinda Balluku. Pas mbërritjes së Ballukut, Gazment Bardhi hodhi ujë në drejtim të saj , ndërkohë që deputetët e tjerë goditën me shishe në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Gjithashtu nuk munguan as sulmet me vezë./






