Mësohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në jug-perëndim të qytetit bregdetar Alivéri, teksa ka patur një thellësi fokale prej 16 km.
GREQI – Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e kësaj të enjte. Mësohet se Epiqendra e tërmetit ka qenë 3 km në jug-perëndim të qytetit bregdetar Alivéri, teksa ka patur një thellësi fokale prej 16 km.
Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth orës 17:55 me orën vendase (16:55 me orën shqiptare). Deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
