Tërmet në Elbasan

ELBASAN – Një lëkundje sizmike me magnitudë 2.7 është regjistruar në zonën e Elbasanit, me epiqendër në fshatin Tregan.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti është regjistruar në një thellësi prej rreth 10 kilometrash, ndërsa epiqendra ndodhet rreth 7 kilometra larg qytetit të Elbasanit.

Lëkundja ka qenë me magnitudë të ulët dhe deri në këto momente nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.