Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi dhunoi dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen e tij, në mënyrë që ajo të hiqte kërkesën për urdhër mbrojtjeje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore, teksa gjatë kontrollit fizik ndaj 46-vjeçarit, në momentin e arrestimit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin ai dyshohet se ka kanosur bashkëjetuesen.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”.
