TIRANË- Një tentativë për vjedhje ka ndodhur këtë të premte në zonën e Shkozës në Tiranë. Bëhet me dije se objektiv i autorit ka qenë filiali i Union Bank, por menjëherë pas ngjarjes policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.
Sipas informacioneve paraprake, autori ka qenë i pajisur me një pistoletë lodër, të cilën dyshohet se ka tentuar ta përdorë për të kërcënuar gjatë kryerjes së grabitjes.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes si dhe identitetin e personit të arrestuar. Ndërkohë pritet që policia të japë informacion zyrtar për zbardhjen e plotë të ngjarjes




